FIFA dhe UEFA njoftuan se Federata e Futbollit e Kosovës ka përmirësuar statutin e saj duke u harmonizuar me kërkesat e tyre, Ligjin për Sportin dhe rekomandimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Organizatat ndërkombëtare theksuan rëndësinë e pavarësisë së FFK-së dhe zhvillimit të procesit zgjedhor pa ndërhyrje të palëve të treta. Përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-s do të jenë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor më 5 shkurt 2026 për të vëzhguar procesin.




