Të premten në Kosovë parashikohet mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Gjatë pasdites, herë pas here mund të ketë intervale kthjellimesh, sidomos në pjesën jugore të vendit.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 25 kilometra në orë. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 10 gradë Celsius.




