Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer gërmime në fshatin Marinë të Skenderajt.
Gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtrash që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë viteve 1998/1999. Sipas policisë, mbetjet janë marrë nga Njësia e IML-së për ekzaminim të mëtejmë.




