Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje (RC-E) e misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, po vazhdojnë zhvillimin e patrullave të rregullta në disa komuna në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit, këto aktivitete synojnë ruajtjen e vetëdijes situative dhe kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon. KFOR-i thekson se mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.
Misioni i KFOR-it vazhdon të veprojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë.




