Në vitin 2025, vlera e kredive të reja në Kosovë arriti 2.684 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 3.8% krahasuar me vitin 2024.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se kjo pasqyron mungesën e projekteve kapitale dhe stabilitetit politik, që detyron sektorin privat të mbështetet kryesisht tek bankat. Ai paralajmëroi se kjo situatë rëndon bizneset dhe familjet, duke e bërë jetesën dhe shlyerjen e borxheve më të vështirë.




