Igor Simiq nga Lista Serbe e ka cilësuar të jashtëligjshëm dhe të motivuar politikisht vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos shpallur rezultatet përfundimtare të këtij subjekti.
Ai ka paralajmëruar se Lista Serbe do ta ankimojë këtë vendim.
KQZ-ja ndërkohë ka shpallur rezultatet përfundimtare për subjektet e tjera politike, ndërsa vendimi për Listën Serbe nuk mori votat e nevojshme gjatë procesit të votimit.




