Bekim Haxhiu ka dorëzuar dy ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026.
Sipas Haxhiut, ankesat lidhen me dy çështje kryesore:
1. Përfshirja e 23,323 pakove të fletëvotimeve me postë nga votimi jashtë Kosovës, të pranuara pas afatit ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
2. Llogaritja e gabuar e rezultatit përfundimtar, e cila ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Haxhiu ka theksuar se afatet zgjedhore dhe barazia e votës nuk janë rekomandime, por garantojnë besueshmërinë e procesit zgjedhor.
Ai shton se nuk kërkon privilegje, por vetëm zbatim të barabartë të ligjit dhe Kushtetutës, duke e cilësuar mbrojtjen e votës së ligjshme si mbrojtje të demokracisë.




