KF Dukagjini ka zyrtarizuar rikthimin e mbrojtësit Melos Zenunaj në radhët e skuadrës nga Klina. Klubi njoftoi se është arritur marrëveshje me futbollistin 25-vjeçar, i cili tashmë i është bashkuar ekipit dhe ka shprehur gatishmëri të plotë për sfidat e pjesës pranverore të sezonit.
Zenunaj rikthehet te Dukagjini pas disa aventurave në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa klubi vlerëson se rikthimi i tij do të forcojë ekipin dhe objektivat e vendosura për vazhdimin e sezonit.




