Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes.
Qëllimi i vizitës është forcuar bashkëpunimi ndërkombëtar dhe të promovojë vizionin e Kosovës për zhvillim dhe inovacion.
Nga zyra e presidencës bëhet e ditur se Osmani është ftuar personalisht nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Ajo do të zhvillojë takime bilaterale me liderë globalë, do të marrë pjesë në sesione kryesore dhe tryeza tematike, si dhe do të mbajë fjalime në forumin që bashkon liderë, organizata ndërkombëtare dhe kompani për të diskutuar të ardhmen e qeverisjes dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.





