Safet Kamberi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Mitrovicë ka mohuar raportimet se partia e tij ka prishur koalicionin me Vetëvendosjen.
Ai ka bërë të ditur për mediat se gjatë kësaj jave pritet të përfundojnë të gjitha emërimet në komunë.
Dyshimet për ndarje mes dy partive lindën lidhur me emërimet e drejtorëve nga Vetëvendosje, e cila udhëheq qeverisjen lokale në Mitrovicë.
Kamberi është zgjedhur kohë më parë Kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.




