Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e vizionit të Kosovës për zhvillim dhe inovacion.
Nëpërmjet një videoje, Osmani tha se ftesa për këtë samit erdhi nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, një nga aleatët më të fuqishëm të Kosovës.
Ajo theksoi se gjatë Samitit do të ketë takime me liderë botërorë për të diskutuar bashkëpunime bilaterale dhe për të prezantuar modelin zhvillimor të Kosovës dhe potencialin e saj.
Presidentja gjithashtu nënvizoi rëndësinë e shfrytëzimit të këtij potenciali për të thelluar më tej marrëdhëniet me shtetet mike.




