Prej 25 ditësh po kërkohet Jurgen Karaj, 30 vjeç, i cili dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e lumit Mat më 10 janar.
Kërkimet vazhdojnë pa ndërprerje nga Batalioni i Tretë i Këmbësorisë, familjarët dhe struktura të tjera, ndërsa që prej 29 janarit janë angazhuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, duke përdorur edhe dron nënujor për kontrollin e liqenit të Ulzës.
Deri më tani nuk janë gjetur shenja të personit, por kërkimet do të vazhdojnë, veçanërisht pas rënies së prurjeve të lumit.




