Sport Club Gjilani dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit 24-vjeçar Agron Kolaj për pjesën e dytë të sezonit. Kolaj ka luajtur më parë te Besa e Pejës dhe ka regjistruar 54 paraqitje zyrtare me Prishtinën. SC Gjilani e ka mirëpritur futbollistin dhe pret që kontributi i tij të jetë i rëndësishëm për skuadrën.




