Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se në kabinetin e ardhshëm qeveritar pritet të ketë edhe emra të rinj, duke mos përfshirë të gjithë ata që ishin propozuar në listat e mëparshme.
“Do të ketë shumë prej emrave që i kemi prezantuar më parë, por lista nuk do të jetë identike, do të shtohen edhe emra të rinj,” tha Kurti.
Ky ndryshim vjen pas dy propozimeve të mëparshme për kabinet, ku Glauk Konjufca dhe vetë Kurti kishin paraqitur emra për pozicione ekzekutive, të cilët nuk do të jenë të njëjtët në kabinetin e ri.




