Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Rinor Nuhiu, ka reaguar ndaj artikullit të gazetarit Michael Martens në të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), duke e cilësuar atë shpifës dhe përgojues.
Në një postim në rrjetin social “X”, Nuhiu tha se pretendimet e Martens përbëjnë shpifje, fyerje dhe dezinformim, që sipas ligjit gjerman janë të ndëshkueshme. Ai shtoi se presidentja Osmani po konsultohet me avokatë në Gjermani për të mbrojtur integritetin e institucionit dhe të vendit.
Artikulli i FAZ-it kishte pretenduar se Osmani po përpiqet të sigurojë një mandat të dytë duke u prezantuar si “kandidatja e Trumpit”, gjë që sipas këshilltarit është e pavërtetë.




