Një kryesuese e një qendre të numërimit të votave në Deçan është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka qenë e përfshirë në manipulimin e procesit të numërimit të votave.
Burime nga drejtësia bëjnë të ditur se e ndaluara është Manjolla Shala, e cila mban edhe pozitën e shefes së kabinetit të kryetarit të Komunës së Deçanit.
Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Pejë. Zëdhënësi i saj, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se ndalimi është realizuar me urdhër të prokurorit të shtetit dhe se brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesë për sigurimin e prezencës së saj në procedurë penale.
Hetimet lidhen me parregullsi të dyshuara gjatë procesit të numërimit të votave në këtë komunë.




