Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka njoftuar se gjatë një jave janë trajtuar 59 raste të reja në nivel të Kosovës, shumica lidhur me dhunë në familje. Nga këto, 48 raste ishin dhunë në familje, 6 tentim-vrasje, 2 ngacmime seksuale, 1 vrasje dhe 2 shkelje të Urdhrit Mbrojtës.
Mbrojtësit e viktimave ndërmorën veprime ligjore dhe përfaqësuese, duke paraqitur 7 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje, 25 për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente dhe 3 për urdhër të përkohshëm emergjent. Gjatë javës janë mbajtur 86 seanca gjyqësore dhe 12 në prokurori, janë dhënë 76 këshilla juridike, si dhe janë nxjerrë 12 aktgjykime dënuese dhe 2 refuzuese.
Veprime shtesë përfshinë referime në polici dhe Qendra për Punë Sociale, si dhe përpilimin e parashtresave të ndryshme për mbrojtjen e viktimave.




