Punëtorët e ndërmarrjes publike “Trafiku Urban” në Prishtinë kanë paralajmëruar nisjen e një greve më 13 shkurt 2026, pasi nuk morën përgjigje për kërkesat e tyre të parashtruara në janar.
Në fokus janë përmirësimi i kushteve të punës dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve, ndërsa gjatë grevës do të respektohet minimumi i shërbimit, për të siguruar interesin publik dhe sigurinë e qytetarëve.
Punëtorët bazohen në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin për grevën, duke bërë të ditur se paralajmërimi vjen pas mosrespektimit të kërkesave të tyre nga organet kompetente.





