Më 5 shkurt 2026, rreth orës 18:00, Policia ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë në Malishevë, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje kanë kanosur një person zyrtar, mashkull kosovar.
Sipas njoftimit, pas ndërhyrjes së policisë, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.




