Një baba nga Drenasi ka njoftuar Policinë për zhdukjen e vajzës së tij, duke deklaruar se prej dy ditësh nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është paraqitur nga babai i vajzës, i cili ka shprehur shqetësim për mungesën e kontaktit me të bijën.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.




