Sot zhvillohen dy përballje të rëndësishme në basketbollin e Kosovës. Në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, skuadra Bora pret liderin e tabelës, Trepçën, nga ora 17:00, me transmetim në platformën Artmotion.
Po ashtu, në Suharekë, në palestrën “13 Qershori”, Golden Eagle Ylli përballet me Bashkimin nga ora 19:30.




