Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke thënë se ajo, pavarësisht vendimeve që mund të marrë, tashmë e ka humbur besueshmërinë.
Sipas tij, proceset e deritanishme janë shoqëruar me shkelje dhe padrejtësi, ndërsa edhe një vendim lirues, nëse do të merrej, nuk do të mund ta riparonte dëmin e shkaktuar nga këto procese.




