Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian mbetet e pakthyeshme.
Në një intervistë për median britanike Monocle, ajo theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA-të, bashkëpunimin në mbrojtje dhe ekonomi, si dhe përkushtimin e plotë të Kosovës ndaj vlerave dhe politikës euro-atlantike, pavarësisht vonesave në procesin e integrimit evropian.




