Klubi i Futbollit FC Liria ka bërë të ditur se trajneri i ekipit të parë, Liridon Leci, është larguar nga drejtimi i skuadrës. Përmes një njoftimi zyrtar, klubi e ka falënderuar Lecin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte në krye të ekipit.
FC Liria i ka uruar suksese Lecit në vazhdim të karrierës, ndërsa ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të njoftojë për hapat e radhës lidhur me drejtimin e skuadrës.




