Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nesër do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila do të mbahet më 11 shkurt nga ora 12:00, siç e ka thirrur presidentja Vjosa Osmani.
“Do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive dhe pres që gjithçka të shkojë mirë,” deklaroi Kurti për gazetarët.
Sot në orën 17:00, kryetari i Kuvendit ka thirrur liderët e partive për të diskutuar përgatitjet për seancën e nesërme.




