Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet në fushë këtë të shtunë me Al Nassr, duke i dhënë fund mungesës së tij dyjavore në kampionatin saudit.
Sulmuesi portugez kishte munguar në dy ndeshje radhazi, të fituara nga skuadra e tij ndaj Al Riyadh dhe Al Ittihad.
Mësohet se arsyeja e mungesës lidhej me pakënaqësi ndaj menaxhimit të ligës, për çështje financiare dhe organizative, por situata tashmë është zgjidhur.
Ronaldo do të jetë në dispozicion për përballjen kundër Al Fateh, ndërsa pritet të mos aktivizohet në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve ndaj Arkadag.




