Faza e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione për tifozët.
Në Klinë, Dukagjini pret Prishtinën e Re në një duel që nis në orën 13:00. Të dy ekipet synojnë të sigurojnë një vend në çerekfinale dhe pritet një sfidë e fortë, me intensitet të lartë nga minuta e parë.
Ndërkohë, vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku nga ora 18:00 përballen Prishtina dhe Ballkani. Dy nga skuadrat më të suksesshme të viteve të fundit do të kërkojnë triumfin për të vazhduar garën në Kupë, në një ndeshje që premton spektakël dhe atmosferë të zjarrtë në tribunat e kryeqytetit.
Garat e 1/8 së finales do të vijojnë edhe të enjten, kur janë planifikuar edhe tri përballje të tjera.




