Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.
Sipas njoftimit të bërë publik nga Maqedonci, gjatë takimit është diskutuar për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse, proceset e prokurimit si dhe angazhimin e përbashkët në misione dhe iniciativa ndërkombëtare.
Ai e ka cilësuar takimin si të frytshëm, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me Mbretërinë e Bashkuar në avancimin e sektorit të mbrojtjes dhe forcimin e rolit të Kosovës në bashkëpunimet ndërkombëtare.




