Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht importin e qumështit për foshnje “APTAMIL”, pas njoftimeve nga RASFF për prani të mundshme të toksinës Cereulide.
Sasitë e futura në treg janë tërhequr në bashkëpunim me operatorët ekonomikë, ndërsa inspektorët po vazhdojnë kontrollet në terren. Vendimi ka hyrë në fuqi më 11 shkurt 2026 dhe vlen për gjithë territorin e Kosovës.




