Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në muajt në vijim.
Ai theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale, vazhdimit të reformave dhe angazhimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta mbështetur Kosovën në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit.




