I dërguari Special i Presidentit amerikan Donald Trump për Misionet Speciale, Richard Grenell, ka shprehur mbështetje për pafajësinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Këtë e ka bërë të ditur Taulant Balla, kreu i Grupit të Partisë Socialiste, pas një drekë pune me Grenell në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih. Balla theksoi rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe përmendi ftesën për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Trump.
Ai gjithashtu falënderoi Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e liderëve të UÇK-së.




