Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martínez, ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo nuk e sheh Kupën e Botës 2026 si fundin e rrugëtimit të tij me kombëtaren.
Sipas trajnerit spanjoll, sulmuesi portugez mbetet në formë të mirë fizike dhe vazhdon të jetë i rëndësishëm për ekipin përfaqësues.
Ai theksoi se përvoja dhe përkushtimi i Ronaldos i japin vlerë të shtuar skuadrës, duke lënë të hapur mundësinë që lojtari të kontribuojë me Portugalinë edhe pas turneut të ardhshëm botëror.




