Deputetët e Kuvendi i Kosovës
mblidhen sot në orën 10:00 për të vazhduar seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e Projektligjit për Buxhetin 2026.
Seanca vazhdon pasi opozita kërkoi më shumë kohë për analizimin e buxhetit prej rreth 4 miliardë eurosh.
Sipas projektit, 998 milionë euro janë paraparë për investime kapitale, mbi 1.3 miliard euro për subvencione dhe transfere, ndërsa mbi 980 milionë euro për paga të sektorit publik.




