Vëllezërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë mbërritur pranë qendrës së paraburgimit në Hagë, ku ai po mbahet prej rreth pesë vitesh.
Sot pritet të përfundojnë fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqi në procesin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Gjatë kësaj jave, para trupit gjykues pritet të paraqitet edhe vetë Thaçi, si dhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast./EO/




