Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj largimit të gazetares Edina Avdiu nga Radio Televizioni i Kosovës, duke e cilësuar rastin si shqetësues për lirinë e fjalës.
Sipas saj, vendimi është i paarsyetuar dhe cenon parimin që transmetuesi publik duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo politikës. Musliu theksoi se mbrojtja e gazetarëve është mbrojtje e së drejtës për informim të drejtë.





