Në Gjykata Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin “Ibër-Lepenc”, të ndodhur më 29 nëntor 2024 në Varagë të Zubin Potok.
Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon të pandehurit për vendosje të lëndës shpërthyese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ndërprerje të furnizimit me ujë.
Aktakuza përfshin edhe armëmbajtje pa leje, ndërsa njëri prej tyre akuzohet edhe për spiunazh.




