Obeziteti po lidhet me më shumë raste të disa llojeve të zakonshme të kancerit në Britani të Madhe sesa duhanpirja, sipas të dhënave të publikuara nga Cancer Research UK.
Sipas kësaj organizate, mbipesha dhe obeziteti janë faktorë kryesorë rreziku për kancerin e zorrës së trashë, veshkave, mëlçisë dhe vezoreve, duke tejkaluar ndikimin e duhanpirjes në këto forma të sëmundjes.
Raporti thekson se miliona persona janë në rrezik për shkak të peshës së tepërt, ndërsa numri i personave me mbipeshë është dukshëm më i lartë se ai i duhanpirësve.
Ekspertët bëjnë thirrje për më shumë aktivitet fizik, duke inkurajuar ecjen, çiklizmin dhe ushtrimet e rregullta si masa parandaluese për uljen e rrezikut nga kanceri.




