Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur kritika të ashpra mbi projektbuxhetin për vitin 2026 gjatë diskutimeve në Kuvend.
Ai ka theksuar se buxheti nuk reflekton ambicie për zhvillim ekonomik dhe rritjen e mirëqenies.
Abdixhiku ka theksuar gjithashtu se që nga marrja e detyrës nga Qeveria e Vetëvendosjes, inflacioni në Kosovë ka arritur në 30%, duke ulur ndjeshëm fuqinë blerëse të qytetarëve.
Ai tha se politikat aktuale po dobësojnë bazën prodhuese të vendit dhe nuk po krijojnë kushte për përparim ekonomik.
“Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë, dhe ky buxhet nuk i jep vendit një perspektivë tjetër.
Diskutimi për para pa përmendur inflacionin është jo vetëm politikisht i gabuar, por edhe propagandistik,” ka thënë Abdixhiku.




