Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, theksoi se shqiptarët kanë luftuar ndër shekuj për liri në trojet e tyre.
Shumë breza janë flijuar për shtet dhe liri, ëndërr që u kurorëzua nga Lufta Çlirimtare e Kosovës dhe UÇK-ja.
Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ai mori pjesë në rivarrimin e dëshmorit Jeton Hoxha, i cili do të prehet pranë bashkëluftëtarëve të idealit, në Shqiponjë të Dushkajës – tokë e trimave që dhanë kahje luftës kundër armikut.
Haradinaj theksoi se sakrifica e Jetonit dhe e të gjithë dëshmorëve na obligon të forcojmë shtetin dhe të ruajmë me nder lirinë për të cilën u derdh gjak.
“Përgjithmonë krenar me heronjtë tanë dhe rrugëtimin drejt lirisë!” shkruan ai. ✊




