Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pikëkalimi kufitar me Mali i Zi mbetet i mbyllur për kamionët, ndërsa automjetet e udhëtarëve qarkullojnë normalisht me pajisje dimërore.
Mbyllja për kamionët është për shkak të gjendjes së rrugës në anën malazeze. Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që qarkullimi për kamionët të rifillojë së shpejti.
Për informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë QKMK në +383(0)45198000 ose +383(0)45198606.




