Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazh, Faye i ka përcjellë urimet më të përzemërta Osmanit dhe qytetarëve të Kosovës, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.




