Në orën 14:15, brenda Gjykatës Speciale, ku kanë qëndruar në paraburgim për mbi pesë vjet, pritet të flasin ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ky do të jetë momenti i tyre për fjalët përfundimtare, pas viteve të pritjes dhe sfidave brenda ‘mureve të rrepta’ të gjykatës. Seanca shënon çastin e fundit për ta për të shprehur qëndrimet e tyre dhe për të lënë gjurmë në këtë proces historik.




