Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është nisur sot drejt Washingtonit pas ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.
Shqipëria do të jetë një nga shtetet themeluese të këtij institucioni, i cili synon forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe promovimin e qasjeve të reja për zgjidhjen e konflikteve globale.
Pak ditë më parë, Rama theksoi se Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësim, por do të japë kontributin e saj me dinjitet dhe përvojë ndërkombëtare, duke përfaqësuar vendin në këtë nivel të lartë diskutimesh mbi të ardhmen e paqes.




