Perparim Rama paralajmëron se mospërfshirja e Buxhetit të Kryeqytetit në Buxhetin e vitit 2026 nuk është vonesë administrative, por vendim politik.
Ai thekson se buxheti është miratuar ligjërisht nga Asambleja e Kryeqytetit dhe çdo justifikim për mospërfshirje bie poshtë.
Rama e sheh këtë si një tentativë për të bllokuar zhvillimin e qytetit ose për të ushtruar presion mbi qytetarët.
“Prishtina nuk është pronë e askujt. Qeveria ka obligim të trajtojë buxhetin pa diskriminim politik,” tha ai, duke kërkuar transparencë dhe përgjigje për qytetarët.




