Në kuadër të planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), nga data 09 deri më 15 Shkurt 2026, policia ka shtuar kontrollet në të gjitha rrugët e vendit për të rritur sigurinë në trafikun rrugor dhe për të parandaluar aksidentet.
Fokusi ka qenë tek mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve, “Kamion & Autobusë”.
Gjatë 929 pikave të kontrollit, janë kontrolluar 2,366 mjete, dhe për parregullsitë e konstatuara janë shqiptuar 406 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
Policia fton të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në sigurinë e rrugëve.




