Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ku u diskutuan prioritetet kryesore legjislative në kuadër të rrugës evropiane të vendit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e ratifikimit të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes, si dhe avancimi i reformave kyçe, përfshirë miratimin e Kodit Civil, reformën në sistemin gjyqësor, çështjet që lidhen me KPM-në dhe RTK-në, integrimin në SEPA dhe ligjet e paketës së energjisë.
Sipas njoftimit të zyrës së BE-së, këto reforma konsiderohen thelbësore për përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.




