Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë fjalën e tij përfundimtare në Hagë, duke theksuar se gjatë gjithë jetës së tij nuk ka besuar në dhunë, urrejtje apo hakmarrje si mjete për arritjen e qëllimeve.
Ai u shpreh se liria nuk mund të arrihet përmes padrejtësisë dhe se paqja nuk mund të ndërtohet mbi krim, duke nënvizuar rëndësinë e drejtësisë dhe të vërtetës.
Veseli kërkoi nga Gjykata që të mbrojë paanësinë dhe drejtësinë, duke shtuar se gjithë angazhimin e tij e ka pasur në shërbim të vendit dhe qytetarëve, me besimin se e drejta dhe e vërteta do të triumfojnë.
Në përmbyllje, ai theksoi se edhe në momentet më të vështira ka ruajtur besimin në drejtësi dhe në të ardhmen e vendit.




