Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas takimit me kryetarët e partive politike, deklaroi se për të proceduar me çështjen e zgjedhjes së presidentit duhet fillimisht të sigurohen nënshkrimet e kandidatëve.
Ajo theksoi se, sipas procedurave, nevojiten 30 nënshkrime nga dy kandidatë, dhe vetëm pas përmbushjes së këtij kushti mund të thirret seanca përkatëse.
Haxhiu bëri të ditur se do të zhvillojë takime me të gjitha partitë parlamentare dhe se, sipas interpretimeve, afati për përmbylljen e këtij procesi është 4 marsi.
Megjithatë, ajo nënvizoi se nuk mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pa u siguruar paraprakisht nënshkrimet e nevojshme./EO/




