Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar me një mesazh emocional lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar krenarinë për guximin dhe dinjitetin e përfaqësuesve të luftës së UÇK-së.
Ai u shpreh se nga ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, si dhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, u dëgjua zëri i një populli që luftoi për mbijetesë dhe liri.
Sipas Hamzës, ata folën për sakrificën, dhimbjen dhe të vërtetën e luftës, duke theksuar se kjo e vërtetë nuk mund të relativizohet, zbehet apo tjetërsohet nga askush.
Ai shtoi se askush nuk ka mandat të njollosë sakrificën e popullit të Kosovës dhe se vendi pret drejtësi, si dhe kthimin e bijve të tij.




