Më 14.02.2026, pas një konflikti verbal në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut, një person ka pësuar lëndime pasi është goditur me gur dhe ka kërkuar trajtim mjekësor.
Më 16.02.2026 është arrestuar i dyshuari L.L.M. (2005) në Prelluzh të Vushtrrisë, ndërsa më 18.02.2026 janë identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.




